Kuvendi votoi me konsensus aktet nënligjore të dekriminalizimit. Votimi mori 114 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi tha se ajo që po përmbyllet sot është faza e largimit të kriminelëve:
“Nuk do të tolerojmë për asnjë çast që ligji të mos zbatohet. Ky është akti që përmbyll betejën 2 vjeçare për dekriminalizimin. Bëmë ligjin se kriminelët janë në politikë e administratë”,
ka thënë Bylykbashi.











