Dy persona të maskuar sulmuan dhe grabitën në mëngjesin e sotem një karburant në Durrës.
Ngjarja ndodhi në Xhafzotaj, Shijak, ku grabitësit me thika në duar kërcënuan rojen e një karburanti duke i marrë 12.000 lekë shtetasit T.K. 62 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja me dhunë në bashkëpunim”.
Nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.











