Disa dhjetra anëtarë të PS-së nuk kanë mundur të votojnë sot për delegatët e Kongresit pasi ishin fshirë në listat e anëtarësisë.
Janë zhdukur nga lista socialistët e vjetër dhe janë vendosur emra të panjohur për ta, i thanë abcnews disa militantë të kësaj partie të cilëve iu mohua e drejta e votës.
Ata thonë se emrat në listë janë zgjedhur në momentin e fundit dhe janë krejtësisht të panjohur për ta. Ndërkohë që nuk figurojnë askund socialistët e vjetër
Në një listë me 15 kandidatura do të zgjidhen 8 delegatë që do të përfaqësojne PS e Gjirokastrës .












