Përfaqësuese të Partisë Demokratike kanë protestuar këtë të dielë në Lungo Maren e Vlorës. Deputetja Liljana Elmazi dhe Ervin Salianji u shprehën se fundi në politikë i Edi Ramës do i vijë nga Vlora ku ka investuar vetëm Koco Kokëdhimën.
“Fundi i Edi Ramës do të vijë nga Vlora”, u shpreh Elmazi e ndjekur nga Salianji që shtoi se, “I vetmi investim i Ramës është Koco Kokëdhima”.
Më tej Salianji tha se, Rama në Vlorë ka dështuar dy herë, njëherë si deputet dhe njëherë si kryeministër. Krerët e PD denoncuan, sipas tyre koncensionin që i është dhënë Pashalimanit.“Nëse bëhet ky koncension, nuk do e lejojmë”, u shprehën përfaqësuesit e PD.











