• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DRITAN SHANO/ Edi Shehrazadja

admin by admin
6 March, 2016
in Politika
0
DRITAN SHANO/ Edi Shehrazadja
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Është bërë aq keq, sa ta thuash e rithuash këtë që e shohin sytë e të gjithëve, është detyra e çdo njeriu me dy fara në kokë”

George Orwell

 

dritan shano, vogel

Dritan Shano

1001 Netët Arabe, është një përmbledhje me përralla e shekujve 8-13-të a. d. në kohën e Islamit të Artë. Mbreti persian Shahriar, kapi gruan me dashnorin. E vrau. Nga ky moment ai martohej, flinte një natë dhe të nesërmen e vriste gruan e re. Shehrazadja, ishte e vetmja që arriti t’i shpëtonte këtij rregulli dhe të qëndronte mbretëreshë. Ajo, çdo natë i tregonte mbretit histori e përralla duke i zgjatur e tjerrur ato pa i mbaruar asnjëherë, deri sa mbretin e zinte gjumi. Kurioziteti që mbërthente mbretin për fundin e tyre, sepse e zinte gjumi gjithnjë, e mbajti Shehrazaden gjallë për 1001 net. Është thjesht koincidencë që sot, në një demokraci, po të heqësh fundjavat dhe festat, kaq zgjat edhe mandati 4 vjeçar i një presidenti apo kryeministri.
Karl Rove, propagandisti i George W. Bush u sugjeronte shpesh politikaneve të përdornin strategjinë e Shehrazades si strategji të tyren. Ai u thoshte se kur politika juaj dështon, ju [Shehrazadja] duhet të filloni të shpikni dhe tregoni histori e justifikime sa më të bukura që të mbajnë mbërthyer, në mënyrë që votuesit [mbreti] mos ta kenë më mendjen tek dështimi juaj, derisa kjo gjë të harrohet.
Qeverisja e Edit është e tëra stil Shehrazade. Çdo ditë e saj. Në fakt që do ishte kështu u kuptua nga një fuorionda e dy prej deputetëve socialistë, askokohe kandidatë, para mikrofonëve të një konferencë për shtyp në Gjirokastër.
Njeri pyeti: Ç’do t’i themi njerëzve.
Tjetri u përgjigj: do tallim trapin.
Kështu u bë. Edi e zhvendosi politikën si kurrë më parë nga realpolitika në politikën virtuale. Në shndërrimin në fakt të padiskutueshëm të asaj që shihet në TV dhe media. Që të ushqen me lugë të zbrazur. Koha e tij si Edi-Shehrazadja fillon me përrallat e 300.000 vendeve të punës. Shëndetësisë falas. Pasurimin e 95% të shqiptarëve, uljen e çmimit të energjisë elektrike, uljen e çmimeve të ushqimeve në shportë, e të tjera, e të tjera. Të gjitha këto, njësoj si ato të Shehrazades janë përralla të papërfunduara. Ai këmbëngul që do i mbarojë së treguari ato, por që të dëgjoni fundin vazhdoni të votoni për mua. Shumë shqiptarë flenë gjumë dhe i hapin sytë vetëm atëherë kur i thotë qeveria. Kush hap sytë jashtë radhe, mbledh plaçkat dhe ikën nga Shqipëria.
Që përrallat e tij të jenë të besueshme Edi “profesionalisht” i ka injektuar atyre mbidozë të dramës morale, të luftës së të mirës me të keqen. Prandaj, përrallat e tij përveç personazheve pozitive si Edi, Edi, Koço dhe Edi, kanë edhe personazhe dhe fenomene negative. Që përsëriten si shkaktarë të fatkeqësive kombëtare dhe janë pengesa e suksesit. E gjithë kjo bëhet për të mbajtur gjallë modelin  kombëtar që për inat të sime vjehrre vete fle me mullixhnë. Për këtë shërben regjizura e së enjtjes, çdo javë! Jo rrallë personazh i keq i këtyre përrallave bëhet i gjithë populli që trajtohet si dembel, vjedhës, kundërvajtës, evazor e plot mbiemra të tjerë. Kjo ende nuk na bën përshtypje, sepse sipas zakonit shekullor themi që nuk e ka me mua. Deri ditën që na bie mbi kokë.
Si bëhet Edi Shehrazade?
Duke bombarduar me intensitet 24 orë në 24 orë të gjitha mediat me gjithfarë shfaqjesh të aktivitetit të tij dhe të qeverisë. Ai, sipas porosisë së Goebels – ministri i propagandës se Hitlerit, kontrollon fluksin e informacionit dhe përsëritjen e pafundme të tij. Monopolit që ka krijuar me fluksin e informacionit i shërben dhe krijimi i Ministrisë së të Vërtetës – portalit shteteror www.transparenca.al. Ku përgënjeshtrohet çdo version i ndryshëm nga ai zyrtar, për çdo gjë. Po kështu dhe “INSTATI i ri” që u ngrit po në Kryeministri, këtë fillim viti. Përralla e Shehrazades duhet të jetë vetëm në një version. Të unifikuar.
Unifikimi i propagandës thuhet se është i lejueshëm vetëm në kohë lufte. Për interesa kombëtare. Po kundër kujt është Edi në luftë? Kundër shqiptarëve? Se nuk ka kundër kujt të jetë tjetër në luftë. Ai do t’i dominojë ata. Dhe prandaj i tregon përralla pa ndalim, derisa ato fantazi skizoide të duken si fakt – sidomos ku i miri (Edi) lufton me të keqin (gjithë ne të tjerët). Dhe njerëzit zihen si të ndërkryer për këto gjëra kudo, në emisione televizive, në Facebook, në gazeta, në rrugë. Ca prej tyre me pagesë. Vete Edi Shehrazadaja nuk e ka për gjë të zihet personalisht me gazetarët kur bëhet ndonjë pyetje për të cilën nuk është rënë dakord më parë.
Kjo strategji e Edit është mashtrim, i ngritur mbi iluzionin se historitë, premtimet, fajësimet dhe shfajësimet do i bëjnë njerëzit më të sigurt dhe mbështetës të çfarë del nga goja e politikanit pavarësisht se çfarë po ndodh realisht. Kjo Shehrazade-strategji është basti që Edi ka vënë se votuesit do hipnotizohen nga historitë e bukura që ai tregon dhe mundimet pafundme që ai po kryen për të mirën e tyre. Dhe nuk do të zgjohen e të fusin dorën në xhep për të parë sa para u kanë mbetur aty, pasi kanë dëgjuar përrallën.
Edi ka dështuar në qeverisje. Edhe pse në tërë botën e sotme qeverisja është kthyer në spektakël. Problemi është që spektakli i Edit filloi me ndonjë palmë dhe po mbaron me varfëri. Për shqiptarët. Se punët e veta i di dhe po i terezit aq mirë, sa ç’do shqiptar paguan nga xhepi i vet për të. Nga mundi dhe djersa e vet drejt e në xhepat e Edit, Edit, Koços dhe Edit. Ne, qytetarët shqiptarë tashmë jemi të gjithë skllevër “të lirë” të kësaj qeverisje stil Shehrazade.
Ekonomia është ajo që e ka dënuar me vdekje politike Edi-Shehrazaden. Ajo ka kohë që e ka braktisur Edin, por dhe gjithë ne të tjerët. Rritja e taksave, arbitrariteti, gjobat, burgu, vjedhja në dogana, tatime, prokurime publike, koncesionet-dhurata me paratë tona, përmbytja kushtetuese e Shqipërisë sa herë bie shi me furi, janë fakte të verifikueshme nga çdo shqiptar me fillore.
Mjaft që të zgjohet nga gjumi dhe të shohë se rritja ekonomike është e papërfillshme. Në 2015 eksportet ranë me 5.1%. Importet ranë me 1.4%. Konsumi ka rënë për të paktën gjysëm viti në 2015. Investimet e huaja direkte ranë me 11%, për të dytin vit radhazi. Kredia për ekonominë ka rënë me 2.4% si kurrë më parë. Paga reale e shqiptarëve u zvogëlua me 5%. Papunësia vazhdon te jetë zyrtarisht 17%, masive ndër të rinjtë. Ndërsa rreth 100.000 shqiptarë janë larguar nga Shqipëria. Rreth 230.000 të tjerë kanë aplikuar për green card në 2015. Nëse siç pretendonte Edi, e gjeti Shqipërinë në buzë të humnerës, është tashmë e sigurte që ai i ka dhënë një të shtyrë asaj. Që ajo të bëjë një hap të madh përpara. Në boshllëk.
Por duhet thënë se stili Shehrazade i Edit është ende i vlefshëm dhe ushqehet nga politika e ditës, intriga, tërhiq e mos këput e të gjithë aktorëve politike me dekriminalizimin, reformën në drejtësi, etj. Kjo ende e legjitimon përrallën e Edit përkundër moralitetit të përfaqësimit politik në të dy kampet. Stili i Shehrazades vazhdon pikërisht të ketë efekt në mendjet e shqiptarëve jo aq se ata nuk e kanë kuptuar mashtrimin, por sepse ata presin një moralitet tjetër në politikë. Dhe ende nuk po e gjejnë. Nuk ka ende një mesazh të lexueshëm qartë për ta. Ndërkaq kjo i mban duart e Edit të lira, jo vetëm të dhurojë koncesione që në fakt janë gjoba arbitrazhi për Shqiptarët që nuk kanë lindur akoma, por edhe të arrestojë aktivistë të shoqërisë civile dhe anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Thjesht se nuk i pëlqen ajo për të cilën këta me drejtë protestojnë.
Banditizmi shtetëror, vjedhja, kriminalizmi i politikës, oligarkia që sundon sot vendin nuk mund të shndërrohen në gjëra të mira vetëm pse Edi ka vendosur se ato janë të mira. Se i ka quajtur Rilindje dhe i ka ngjyer me bojë mavi. Dhe se kështu i ka futur në përrallat gjumëndjellëse që na tregon si Shehrazadja për të shpëtuar lëkurën. Është koha që qytetarët të mos i zërë më gjumi. Është koha që qytetaret të dëgjojnë histori të vërteta dhe të ndershme. Nga gojë, fryma e të cilave nuk vjen era mashtrim. Qytetarët janë mbreti. Dhe ata vendosin se kë do bëjnë kufomë politike. Dhe se kush do i qeverisë. Jo me përralla si Shehrazadja.

Previous Post

Policia liron disa nga aktivistët e shoqërisë civile

Next Post

VIDEO/ Deputetet shuajnë ndasitë partiake, ia marrin këngës dhe ia hedhin valles nën efektet e rakisë

admin

admin

Next Post
VIDEO/ Deputetet shuajnë ndasitë partiake, ia marrin këngës dhe ia hedhin valles nën efektet e rakisë

VIDEO/ Deputetet shuajnë ndasitë partiake, ia marrin këngës dhe ia hedhin valles nën efektet e rakisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.