Garda arriti te pengojë sot një grup qytetarësh nga Shkodra që të takoheshin me Kryeministrin Rama ndërkohë që ai po viziton qytetin e Shjkodrës me rastin e 7 marsit.
Një përfaqësues i familjeve të përmbytyra nga prurjet e hidrocentraleve ka tentuar ta takojë kryeministrin por ai është ndaluar nga rojet personale të tij.

Ndërkohë në të njëtin moment edhe përfaqësues të familjeve që shpronësohen nga ndërtimi i staduimit të Shkodrës kanë pasur të njëjtin qëllim.
Pas këtij incidenti është shtuar [rezenca e policisë dhe gardës në afërsi të bashkisë së Shjkodrës ku kryeministri ëhstë future tashmë për një takim me Kryetaren e saj Voltana Ademi.











