Këshilli i Lartë i Drejtësisë emëroi sot 6 gjyqtarë të rinj në Gjykatën Administrative të Apelit. Bernina Kondi, Fjoralba Qinami, Amarildo Laci, Enkeleida Softa, Bari Shyti, Arjan Qafa ishin 6 gjyqtarët e përzgjedhur nga aplikimi që është bërë për vendet e reja të shpallura për në Gjykatën Administrative të shkallës së dytë.
Rritja e numrit të gjyqtarëve pritet të shpejtojë mbylljen e proceseve gjyqësore në këtë gjykatë e cila po vuan nga fluksi i madh i cështjeve që lidhej kryesisht me largimet e paligjshme nga puna në administratën publike.











