Gjyqtari i krimeve të rënda Hysni Demiraj është zgjedhur sot kryetar i gjykatës së Apelit në Tiranë duke marrë bindshëm vota më shumë se sa rivalët.
Demiraj ka marrë 8 vota pro dhe 2 kundër duke kapur kështu edhe numrin më të madh të votive në favor të gjyqtarit që u bë i njohur pas disa gjyqeve ndaj personave më të rrezikshëm në vend.
KLD zgjodhi sot kryetarin e Gjyaktës së Apelit në Tiranë mes tri kandidaturave, ndër të cilat ishte ajo e kryetarit aktual Alaudin Malaj.












