I plagosuri i sotëm në Shkodër ka humbur jetën.
Burimet e policisë së Shkodrës, bënë të ditur se Andrea Çobaj ka humbur jetën në spital. Plaga e tij e marrë në kokë, ka qenë e rëndë, duke mos e rikthyer në jetë.
Lidhur për motivet dhe autorët e mundshëm, mësohet se ende ka enigmë për vrasjen e tij. Ndërsa thuhet se një pistë hetimi është hakmarrja, nuk përjashtohet as vetëvrasja.
Gjithsesi hetimet e mëtejshme do të zbardhin këtë ngjarje.











