Ish-kryeministri i Shqipërisë në vitet 1992-1997 publikoi sot me rastin e festës së mësuesit dëftesën e tij të klasës së parë.
Ai ka filluar mësimin në klasën e parë në shkollën fillore “Ethem Toto” në Tiranë, viti shkollor 1944-45, dhe mësuese kishte Vilhelmina Lamani.
Meksi shkruna se dëftesën e tij të klasës së parë e kishte ruajtur i jati Gabriel Meksi i cili ka qene mesues i historise ne Institutin Femeror e Gjimnazin e Tiranes.
Meksi ka qënë nxënës i shkëlqyer. Ka marrë të gjitha notat 1 (njësh) i cili ishte ekuivalent me 10 e sotme.
Deftesë lejon që Leka të kalojë në klasën e dytë. Në krye të dëftesës është shkruajtur Vdekje Fashizimit-Liri Popullit.












