• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shtohen ndjeshëm gratë pronare në 2015-ën

admin by admin
8 March, 2016
in Global Image
0
Shtohen ndjeshëm gratë pronare në 2015-ën
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë vitit 2015, numri i grave, pronare të bizneseve të reja u shumëfishua ndjeshëm, në krahasim me dy vitet paraardhëse. Sipas të dhënave të QKR-së, vitin e kaluar gratë ishin 100% pronare të mbi 13,000 bizneseve të reja nga rreth 1,520 që ishte ky numër në vitin 2014. ( shih grafikun)

Në të njëtën periudhë bizneset e hapura prej tyre zunë 34.2% të totalit të sipërmarrjeve fillestare, në po të njëjtën periudhë. Shifrat janë optimiste dhe tregojnë se gjithnjë e më shumë, femrat shqiptare po investojnë në rritjen e pavarësisë së tyre ekonomike.

Megjithatë në tregun e punës ekzistojnë dallime të konsiderueshme gjinore, ku femrat e të gjitha grupmoshave kanë shkallë shumë më të ulët punësimi sesa meshkujt. Edhe në papunësinë afatgjatë, gratë janë më të ekspozuara se burrat. Ato janë veçanërisht të pafavorizuara në zonat rurale, ku shpesh bëjnë punë të papaguara në fermat familjare, gjë që kufizon fuqizimin dhe pavarësinë e tyre ekonomike. Dokumenti politik i përfshirjes sociale për periudhën 2016-2020 përcakton barazinë gjinore në tregun e punës si një nga synimet kryesore të zhvillimit të vendit, i cili do të mund të arrihet me zbatimin e disa masave, si: miratimi i ndryshimeve legjislative për pagë të barabartë, nxitja e masave të diskriminimit pozitiv në sektorët ku gratë janë të nënpërfaqësuara dhe përmirësimi i qasjes në kredi dhe mbështetja e bizneseve.

Sipas kësaj strategjie, deri në fund të vitit 2020, sipërmarrjet e drejtuara nga gratë do të përbëjnë 35% të totalit në të gjithë vendin. Aktualisht, shumica e bizneseve të regjistruara të drejtuara nga gratë gjenden në Tiranë (31%) dhe Elbasan (30%). Ndonëse rreth 70% e grave që jetojnë në zonat rurale punojnë në bujqësi, vetëm 6% e fermave janë në pronësi ose nën menaxhimin e tyre.

Hendeku gjinor është më i ngushtë midis femrave dhe meshkujve me nivel më të lartë arsimor. Ky fakt sugjeron që gratë dhe vajzat e arsimuara e kanë më të lehtë të hyjnë ose të rikthehen në tregun e punës në krahasim me ato më pak të arsimuara, të cilat do të duhen të mbështeten për të përmirësuar aftësitë profesionale. Shembuj të tillë të suksesshëm janë zbatuar në vende të tilla si Italia e Veriut dhe vende të tjera në Europë.

Në rastet kur gratë gjejnë punësim, ato fitojnë zakonisht më pak të ardhura. Pavarësisht se femrat kanë mesatarisht rreth 1,3 vite më shumë arsim në krahasim me meshkujt, ato marrin paga mesatarisht një të pestën (20%) më të ulëta dhe hendeku gjinor i pagave duket se po rritet.

Zgjerimi i hendekut gjinor të pagave mund të vijë pjesërisht si rrjedhojë e ndikimeve të krizës ekonomike.

Masa e nënpërfaqësimit të grave është më e lartë në sektorin privat jobujqësor, ku vetëm 33.4% e punonjësve janë gra, ndërsa shifra në sektorin publik është 48% (INSTAT, 2014)

Në sektorin publik, gratë përbëjnë përqindjen më të lartë të punësimit në pozicione të tilla si specialiste ose punonjëse të zakonshme, të cilat paguhen shumë më pak në krahasim me pozicione si ligjvënës, zyrtarë të lartë dhe drejtorë, politikëbërës etj., të cilat mbahen më shpesh nga meshkujt. Gratë janë gjithashtu të nënpërfaqësuara në organizatat e shoqërisë civile, vetëm 18,2% e të cilave drejtohen prej tyre.

Gratë sipërmarrëse, deri në 2018-ën, 500 biznese do të përfitojnë fonde

Gratë sipërmarrëse po e rrisin kontributin në zhvillimin e ekonomisë shqiptare. Në vendin tonë operojnë rreth 100,000 biznese aktive, nga të cilat numri i Ndërmarrjeve të

Vogla dhe të Mesme (NVM) të drejtuara nga gratë përbën rreth 26% të numrit të përgjithshëm. Aktiviteti ekonomik i ndërmarrjeve në pronësi të grave është i përqendruar kryesisht në sektorin e shërbimeve dhe tregtisë. Gratë sipërmarrëse kryesisht drejtojnë ndërmarrje të vogla me 1 deri në 4 të punësuar duke treguar se shumica e tyre janë të vetëpunësuar ose pronare të bizneseve të vogla.

Aksesi në financë shihet si çelësi që do të ndihmojë në tërësi në integrimin gjinor në ekonomi. Kësaj i shërben edhe Fondi në Mbështetje të Grave në Sipërmarrje i cili është krijuar në vitin 2014. Sipas Agjencisë për Zhvillimin e Investimeve ( AIDA), parashikohet që deri në vitin 2018 të gjenerohet një financim prej 240 milionë lekësh, nga i cili të përfitojnë më shumë se 500 biznese, duke mundësuar rritje ekonomike të qëndrueshme dhe vende të reja pune.

Qëllimi i fondit është të kontribuojë në rritjen ekonomike të sipërmarrjeve femërore duke nxitur investimet e reja nëpërmjet rritjes se financimeve nga institucionet financiare jo bankare dhe shoqëritë e kursim-kreditit. Buxheti i parashikuar për këtë fond në 2016-ën është 10 milionë lekë dhe subvencionon normën e ë interesit të kredive për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, të cilat drejtohen nga gratë si pronare apo administratore. Kjo skemë konsiston në pagesën e interesave për kreditë e marra nga gratë dhe që do të përdoren për investime në biznes. Ndihma financiare do të mbulojë 50 % të normës së interesit, për 4 (katër) vite radhazi, dhe jo më shumë se një milion lekë për një kredi, për ndërmarrjet që do të ushtrojnë veprimtaritë e tyre në:

-sektorët prodhues dhe të shërbimit;

-sektorin e industrisë së lehtë, kryesisht në industrinë e përpunimit aktiv (fason);

– sektorin e turizmit;

– fushën e kërkimit dhe të zhvillimit;

– procesin e agropërpunimit;

-fushën e dizenjimit, modelimit, artizanatit.

Përfitimi i këtyre ndërmarrjeve nga fonde të akorduara nga donatorët apo institucione financiare ndërkombëtare nuk përbën pengesë për përfitim edhe nga ky fond. /Monitor/

 

regjistrime-biznesesh-te-reja

biznews-woman

Previous Post

Fier, u kapën me 81 doza kanabis, arrestohen tre shpërndarësit e drogës

Next Post

Ndocaj kërcënohet me mesazh nga Endri Fuga: Blushi do të digjet, është mandati i fundit, mos e ‘digj’ edhe ti

admin

admin

Next Post
Ndocaj kërcënohet me mesazh nga Endri Fuga: Blushi do të digjet, është mandati i fundit, mos e ‘digj’ edhe ti

Ndocaj kërcënohet me mesazh nga Endri Fuga: Blushi do të digjet, është mandati i fundit, mos e 'digj' edhe ti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.