Djali i ish-Kryeministrit Berisha i cili është aktiv në rrjetet sociale ka bërë një koment të shkurtër rreth fjalimit që mbajti sot në Asamblenë Kombëtare të PS-së, Kryeministri Edi Rama.
“Sot Rames i shpetoi nje e vertete e madhe: Kur qeveris e djathta njerezit thone ka dhe me keq (nenkuptojne te majten) kur qeveris e majta njerezit thone ka dhe me mire (nenkuptojne te djathten). Po pertej lojes se fjaleve a mund te thote dikush nje arritje ne 3 vjet qeverisje ????”, shkruan Shkelzeni.












