Kuvendi rinis punimet me praninë e opozitës në sallën e seancave plenare. Opozita u rikthye në Kuvend në momentin e diskutimit dhe votimit të vendimit për të dërguar në Gjykatë Kushtetuese mandatin e deputetëve socialist, Koço Kokëdhima dhe Rakipi Sulin për të cilët opozita thotë se kanë përfituar fonde publike në shkelje flagrante të Kushtetutës.
Aktualisht po mban fjalën deputeti Koço Kokëdhima i cili akuzon Berishën për shpifje.











