Kuvendi ka votuar sot kërkesën e opozitës për heqjen e mandatit të deputetit socialist Koço Kokëdhima. Kërkesa e miratuar sot, i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila do të vendosë për këtë mandat.
Kanë qenë 102 vota “pro” që kjo kërkesë të përcillet Gjykatës Kushtetuese, ndërsa “kundër” kanë qenë vetëm 2 vota.
Në momentin e këtij votimi, por edhe të projektligjeve të tjera, ra në sy mungesa e kryeministrit Edi Rama, që duket “nuk i ka bërë zemra” të votojë për “heqjen” e mandatit të Koço Kokëdhimës












