Tre adoleshentë janë vënë në pranga nga policia Britanike, pasi një shqiptar u gjet i vdekur në një makinë të djegur nga jashtë. Ngjarja ka ndodhur në Britani, në Essex. Trupi i Vilson Meshit, 30 vjeç u gjet brenda një makine Audi A4 të dëmtuar nga flakët këtë të shtunë.

NGJARJA
Tre të rinj janë arrestuar pasi dyshohet se janë përfshirë në këtë vrasje. Meshi ishte pronarë i një lavazhi makinash dhe merrej me bodybuilde. Babai i tre fëmijëve kishte një makinë Skyline GT-R me vlerë 40 mijë paund. Bëhet fjalë për dy 16-vjeçar dhe një 15 vjeç, të tre nga zona ku shqiptari kishte biznesin. Vrasja ndodhi ndërsa Meshi ishte duke vizituar ish-të dashurën e tij në Brentwood. Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, pasi ajo ka ndodhur në një zonë të banuar dhe dikush mund të ketë parë apo dëgjuar diçka. Familjarët e 30-vjeçarit kanë nisur procedurat për kthimin e trupit në Shqipëri, ku edhe do të kryhet funerali.












