Një i ri është hedhur sot nga “Ura e Varur” në Berat.
Burime nga Policia Vendore bënë me dije se ngjarja ndodhi mesditën e sotme.
Të njëjtat burime theksojnë se M. A., në kushte depresioni është hedhur nga “Ura e Varur” në lumin Osum.
Pas ngjarjes, ishin qytetarët ata që i dhanë ndihmën e parë të riut, ndërsa me urgjencë e transportuan në spitalin e Beratit, nga ku mësohet se 30-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.











