Një operacion antiterrorizëm nga policia italiane ka çuar në arrestimin e 3 personave, 2 prej tyre shqiptarë nga Maqedonia. Mediat italiane raportojnë se dy shqiptarët janë përkatësisht 26 vjeçari Abdulla Kurtishi dhe Vullnet Maqellara 41 vjeç i cili njihej si Carlito Brigande.
Kurtishi kishte lidhje me Maqellarën dhe akuzohet për dokumenta false. I dyshuari tjetër është tunizianiFiras Barhoumi 29 vjeç i cili dyshohet se është luftëtar në Irak. Sipas mediave italiane ai komunikonte meMaqellarën gjatë kohës që ishte në Irak.











