Një konflikt mes disa personave në Durrës ka përfunduar me vdekjen e një personi.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se ka humbur jetën pronari i një picerie, i cili u qëllua me thikë nga tre persona.
Autorët u konfliktuan me pronarin e picerisë për pagesën e qirasë. Pas vrasjes, ata u larguan por u kapën nga policia brenda disa minutave.
Nuk dihet identiteti i viktimës dhe i 3 personave që u përfshinë në konflikt.












