• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BLEDI KASMI/ Kur zgjidhja është opozita

admin by admin
12 March, 2016
in Politika
0
BLEDI KASMI/ Kur zgjidhja është opozita
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i PD, Basha do të nisë nesër një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara me një axhendë të ngjeshur takimesh me zyrtarë të lartë në Departamentin e Shtetit, senatorë, kongresmenë dhe me komunitetin shqiptaro-amerikan.
Ftesa amerikane për kryetarin e opozitës është një mesazh i bindjes në Departamentin e Shtetit se zëri i opozitës dhe alternativa e saj qeverisëse ka ardhur koha që të dëgjohet me kujdes.
Kontaktet e Bashës me zyrtarët e lartë të Departamentit të Shtetit kanë qenë një konstante gjatë gjithë karrierës së tij politike. Ai ishte pritësi në Aeroportin “Nënë Tereza” të Presidentit amerikan Xhorxh W.Bush. Si ministër i Jashtëm dëshmoi një sukses në negociatat e vështira dhe të gjata të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, duke zhvilluar disa takime me ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, Klinton dhe homologët e tjerë të vendeve anëtare të Aleancës.
Vizita në Tiranë e Sekretarit amerikan të Shtetit, Xhon Kerry, solli një takim po kaq të rëndësishëm me Kryetarin e opozitës dhe mesazhi i atij takimi ishte; se opozita në një vend demokratik është një vlerë dhe alternativë qeverisëse dhe nuk mund të trajtohet me sloganet e 1 milion shuplakave të luftës së klasave që përdor Rama.
Kryetari i opozitës ftohet në Departamentin amerikan të Shtetit në një kohë që një ftesë e ngjashme nga Departamenti dhe Shtëpia e Bardhë ka munguar gjatë këtyre 28 muajve ndaj kreut të qeverisë, Rama.
Ftesa dhe vizita e Bashës në Shtetet e Bashkuara bëhet në një kohë që vendi është mbërthyer nga një krizë e fortë politike dhe ekonomike. Kreu i qeverisë ka dështuar të implementojë reformat e forta dhe të kërkuara me ngulm nga partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë. Dhe kjo, jo për shkak të mungesës së numrave në Parlament, por për shkak të mungesës së vullnetit politik për t’i konkretizuar reformat sipas standardeve.
Rama ka dështuar që të largojë të inkriminuarit nga Parlamenti, institucionet dhe politika, një kërkesë që bëhet prej të paktën 15 muajsh me ngulm nga Uashingtoni e Brukseli. Në të kundërt të këtyre mesazheve të prera të partnerëve të Shqipërisë, Rama menjëherë pas vizitës së Sekretarit Kerry u shfaq në krah të Kryetarëve të Bashkive, trafikantë droge dhe prositutash, ndërsa ministrat e tij në krah të vrasësve dhe trafikantëve të tjerë që militojnë në politikën e kësaj partie të lidhur me krimin.
Raporti i fundit i Departamentit amerikan të Shtetit thekson se, Shqipëria është një vend prodhimi i marijuanës dhe në të njëjtën kohë shprehet qartazi se është “sot furnizuesja e Europës me drogat e forta kokainën dhe heroinën”. Në një vend ku plantacionet e drogës numërohen me mijëra hektarë është e kotë të shpresosh nga qeverisja e tij që të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Një tjetër raport i pak muajve më parë nënvizonte një tjetër problem madhor atë të korrupsionit, sipas të cilit “është i përhapur në të gjthë qeverisjen”. Edhe në luftën ndaj korrupsionit vendi është kthyer në një parajsë të oligarkëve dhe dyshimet që tashmë po kthehen në bindje janë se ky korrupsion dhe krim të lidhura me qeverisjen po orientojnë gjithnjë dhe më shumë Shqipërinë drejt Lindjes.
Reforma në Drejtësi, e cila duhet të ishte një tjetër reformë kyçe që duhet të niste nga zbatimi ka ngecur për shkak të mungesës së vullnetit politik të kreut të qeverisë për të zbatuar rekomandimet e Komisionit të Venecias. Rama nuk shikohet më si një zgjidhje, por si një problem, i cili kërkon zgjidhje.
Koha e këtij Kryeministri ka mbarur dhe vendit duhet t’i hapet një dritare e re. Qytetarëve duhet t’i kthehet shpresa, ndërsa institucioneve qeverisëse i duhet kthyer besimi. Pa këtë besim është e kotë të shpresohet që një Kryeministër të mund të përmbushë pritshmëritë e partnerëve.
Zgjidhja e sotme e krizës së gjithanshme dhe morale është opozita, ndërsa zëri i arsyes të partnerëve që negociojnë për reformat e vështira në këtë vend është opozita.
Vizita në Shtetet e Bashkuara e Bashës është një nga momentet më të rëndësishëm për opozitën. Kauzat e saj legjitime të zgjedhjeve të lira, dekriminalizimit, Reformës në Drejtësi sipas Venecias dhe antikorrupsionit janë shtruar për zgjidhje.

Previous Post

EMRAT/ Loja e tre të rinjve me maska terrorizoi “Bllok”-un, 15 telefonata te 129-a

Next Post

Horoskopi, 13 Mars 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

admin

admin

Next Post

Horoskopi, 13 Mars 2016/ Dhe yjet rrinë..., e flasin për JU

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.