• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Agron Kuliçaj: Ja pengu i Artan Cukut, pse e përjashtoj vrasjen për hakmarrje!

admin by admin
12 April, 2017
in Kronika
0
Agron Kuliçaj: Ja pengu i Artan Cukut, pse e përjashtoj vrasjen për hakmarrje!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Janë ditë të trishta për policinë shqiptare”. Kështu e nis rrëfimin Agron Kuliçaj, ish-zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit. I konsideruar si “dorë e hekurt” në polici, Kuliçaj vendos të rrëfejë për herë të parë për “Gazetën Shqiptare” gjithçka di rreth ekzekutimit të komisar Artan Cukut. I larguar nga radhët e ‘bluve’, Kuliçaj thotë se, “vrasja e Artan Cukut është dëshmia me e qartë e shitjes te krimi që shteti u bën punonjësve të policisë”. Ndërsa, vë theksin se duhet  hetuar në të gjitha pistat për zbardhjen e vrasjes mafioze. Kuliçaj shkon edhe më tej, kur këmbëngul se pista e vrasjes për hakmarrje nuk qëndron, ndërsa flet për pengun e mikut të tij Cuku…

Kuliçaj, ju keni punuar për më shumë se një dekadë me komisarin e ndjerë Artan Cuku, me të cilin keni pasur krahas marrëdhënieve të punës, edhe marrëdhënie miqësore. Si e mësuat lajmin për vrasjen e tij?
Ndodhesha me një mikun tim, punonjës policie në një lokal në rrugën “Mustafa Matohiti”, po pinim kafe. Gjysmë ore pasi ishim ulur, besoj duhet të ishte ora 20:30, miku im mori një telefonatë, përmes së cilës u informua se ishte vrarë një ish-punonjës policie dhe që dyshohej se ishte Artan Cuku. Ishte krejtësisht shokuese për mua dhe e kisha të vështirë ta besoja. Ndaj i kërkova mikut tim ta verifikonte sërish telefonatën.

Çfarë ndodhi më pas?
Ai bëri disa telefonata dhe pas afro 20 minutash më konfirmoi se ishte vrarë pikërisht Artan Cuku. Si mik dhe si bashkëpunëtor ndjeva dhimbje për ikjen e tij dhe sinqerisht, ende nuk arrij ta besoj. Gjej sërish rastin të ngushëlloj bashkëshorten e tij dhe fëmijët për humbjen e madhe, si dhe të gjithë pjesëtarët e familjes. Zoti u dhëntë kurajë për të përballuar këtë ngjarje tragjike. I garantoj në emër të të gjithë kolegëve se do të jemi gjithmonë pranë tyre.

Ju keni qenë për vite me radhë në postin e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe një prej miqve të Artan Cukut. Sipas jush, cila duhet të jetë pista kryesore e hetimit?
Duhen vlerësuar të gjitha pistat. Hetimet nuk duhet të përqendrohen vetëm në një drejtim, siç është dyshimi për një vrasje për motive hakmarrjeje, për shkak të incidentit që Artan Cuku pati shumë vite më parë në zyrën e tij. Hulumtimi vetëm në një drejtim anashkalon marrjen e provave për pistat e tjera, duke i bërë dëm hetimit të gjithanshëm të çështjes. Theksoj se duhen hulumtuar çështjet që ka ndjekur, kryesisht në Vlorë, në drejtim të goditjes së grupeve të narkotrafikut dhe personave, të cilët janë ekstraduar në Itali, pasi ishin në kërkim ndërkombëtar. Gjithashtu, nevojitet përqendrim total i policisë kriminale në hetimin e rastit. Prokuroria, policia dhe shërbimet e tjera duhet të bashkëpunojnë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Duhet vlerësuar me kujdes çdo e dhënë e hetimit dhe duhet ruajtur sekreti hetimor, pasi në jo pak raste nxjerrja në media e të dhënave e dëmton hetimin. Prokuroria duhet të vendosë komunikimin me mediat. Nuk duhet që çdo drejtues policie të bëjë deklarata për ecurinë e hetimit.

Policia ka deklaruar se po heton në disa pista, madje ka vënë dhe një shpërblim për personat që japin të dhëna që vlejnë për zbardhjen e ngjarjes. A nuk veprohet kështu në të gjitha rastet?
Policia dhe prokuroria duhet të sigurojnë prova të sakta dhe të zbardhin të gjithë të vërtetën, jo vetëm sa u përket autorëve, por edhe motivit. Veprimet e policisë në vendngjarje kanë qenë amatore dhe është manipuluar opinioni publik.

Përse sipas jush pista e vrasjes për hakmarrje është e zbehtë dhe vini theksin te një vrasje për shkak të detyrës, konkretisht për kohën që ai ka drejtuar Policinë e Vlorës?
Pistën e hetimit për hakmarrje, unë e përjashtoj pasi kam qenë ndër drejtuesit e policisë që kam ndjekur hetimet për rastin. Dhe jo vetëm kaq, por edhe komunikimet që Artan Cuku ka pasur me familjen Daka. Veç anës ligjore, Artan Cuku donte që të kishte edhe besimin moral të familjes në fjalë, se nuk kishte kryer asnjë veprim arbitrar ndaj djalit të tyre.

Kuliçaj, mund të na flisni pak për njohjen me Artan Cukun dhe si e vlerësoni punën e tij në polici?
Me Artan Cukun jam njohur në vitin 2005 dhe marrëdhënia me të në vazhdim ka qenë profesionale dhe shoqërore. Ai ishte një oficer policie, që i ishte përkushtuar tërësisht profesionit dhe punonte me shumë pasion. Ishte një familjar model dhe i përkushtuar. gsh.al 
artan cuku1

Previous Post

DETAJE/ Përmet, aksioni antidrogë u dekonspirua, policia bashkëpunoi me “pronarët” e kanabisit

Next Post

Kreu i Pajtimit të Gjaqeve: Familja Daka nuk ka lidhje me vrasjen e Artan Cukut

admin

admin

Next Post
Kreu i Pajtimit të Gjaqeve: Familja Daka nuk ka lidhje me vrasjen e Artan Cukut

Kreu i Pajtimit të Gjaqeve: Familja Daka nuk ka lidhje me vrasjen e Artan Cukut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.