Ish-Kryeministri Berisha ka kërkuar që opozita të kushtëzojë qeverinë me miratimin brenda 2 javëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit sipas rekomandimit të Komisionit të Venecias.
Komisioni i Venecias dergoi dje rekomandimet perfundimtare per reformen ne drejtesi.
“Ky komision nuk ndryshoi asnje germe te vetme rekomandimet e meparshme te tij per Byrone Kombetare te Hetimit duke groposur keshtu njehere e pergjithmone endrren e semure te Edvin Kristaq Rames per tu bere kryeprokuror dhe kryehetues i vendit”, deklaron deputeti i PD-së.
Komisioni nuk pranon qe BKH te jete nen sqetullen e Rames por rekomandon qe te jete institucion kushtetues ne varesi te prokurorit te pergjithshem ose krejtesisht i pavarur.
“Rama eshte kategorik kunder ketij varjanti pasi e konsideron ate si nje konspiracion per ta kalbur pese dekada ne burg per sarajet e Surrelit, pallatin ne paje pa asnje fature tatimore, bankare, ndertimore, mega aferen korruptive te ÇEZ prej se paku 620 milione euro grabitje, vjedhjet e medha ne dogana dhe tatime prej 360 milione euro, vjedhjen e mbi 320 milione euro me koncesione me Beqen dhe ndrikull Nushin dhe Ahmetajn,.. etj etj”, ka komentuar Berisha.
Në vijim ai thotë se misioni Xhafa për të kryer ndryshime në variantin përfundimtar të Venecias është hedhur në ne kosh te plehrave, pas një vizite që ai kreu në Itali këto ditë. Në media u tha se bashkë em të ishte edhe ambasadorja e BE-së në Tiranë, e cila angazhohet ndonjëherë për të përmbushur objektivat e qeverisë.
Qeveria pak kohë ëm parë përgaditi një projektligj për BKH në të cilin drejtuesi i këtij institucioni antikorrupsion emërohej nga ministri i Brendshëm.












