Një 72 vjeçar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike duke u vetëhedhur nga kati i tretë i godinës së spitalit ku ishte shtruar në QSUT.
Burimet e policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, rreth orës 08:00, në QSUT, ku “është vetëhedhur nga dritarja e katit të tretë, pacienti H.H., vjeç 72, banues në Shkodër, i cili vdiq në spital”,- thuhet në njoftim.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.











