“Check up”-in e shumëpërfolur e përfitojnë falas vetëm personat mbi 40 vjeç. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ende nuk e ka arritur këtë moshë, për pasojë edhe shërbimin e “check up”-it falas nuk mund ta përfitojë.
Por, për këtë ka menduar Edi Rama.
Kryeministri ka marrë përsipër t’ia bëjë vetë “check up”-in ministrit të Jashtëm. Duke befasuar të gjithë ëpr njohuritë e tij në shëndetësi, Edi Rama konstatoi dje nga Shkodran ë adresë të Ditmir Bushatit se, “nga mendja je në rregull, zemrën e ke një çikë problem”.












