Nga specialistët e Seksionit për Krimet, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i Gentian Sinanasi, 31 vjeç, banues në Moglicë-Korçë, si edhe u bë shpallja në kërkim, e babait të tij, shtetasit Ç. Sinanasi, 72 vjeç, banues në Moglicë-Korçë.
Sipas burimeve zyrtar, mësohet se dje në banesën e tyre në fshatin Moglicë, dyshohet se, për motive të dobëta, babë e bir, kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj (nuses) R. S., 26 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale, “dhunë në familje” parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.











