• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Basha takime në SHBA: Në Shqipëri standardet demokratike janë kthyer pas

admin by admin
16 March, 2016
in Politika
0
FOTO/ Basha takime në SHBA: Në Shqipëri standardet demokratike janë kthyer pas
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike ka nisur vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me takime me kongresmenë dhe Këshillin e Atlantikut të Veriut. Sfidat e Shqipërisë për ndërtimin e një demokracie funksionale dhe shtetit të së drejtës, si zbatimi i reformës së dekriminalizimit, zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe reforma në drejtësi janë në qendër të axhendës së liderit të opozitës Lulzim Basha.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u prit në Washington nga drejtuesit e lartë të Këshillit të Atlantikut. Në këtë takim të konceptuar si seancë degjimore, kreu i opozitës iu përgjigj interesit të Zv/Presidentëve të Këshillit të Atlantikut Damon Wilson dhe Fran Burwell, anëtarëve të bordit Ian Berzinski dhe Frank Kramer mbi situatën politike dhe zhvillimet në Shqipëri dhe rajon. E në veçanti mbi ecurinë e procesit  të dekriminalizimit, luftën kundër korrupsionit, zgjedhjet, reformën në drejtësi dhe rolin e Shqipërisë në NATO, çështje të sigurisë, luftës kundër terrorizmit etj.
Kryetari i Partisë Demokratike e ka konsideruar të paprecedent për një vend demokratik dhe aq më tepër një vend anëtare të NATO-s që në Parlament të ulen njerëz me rekorde kriminale, të dënuar për trafik të qenieve njerëzore, trafik droge, plagosje me dashje, siç ka ndodhur në Shqipëri me bekimin e kryeministrit.
Zoti Basha theksoi se sot në Shqipëri ka një përballje jo mes socialistëve dhe demokratëve por mes shumicës dërrmuese të qytetarëve nga njëra anë dhe një grushti oligarkësh të cilët kanë futur në duart e tyre pasuritë publike, paratë e qytetarëve dhe janë të vetmit përfitues të tenderave dhe koncesioneve.
Shqipëria dhe shqiptarët janë sot para një sfide të madhe: Të largojnë të inkriminuarit nga politikbërja dhe administrata, të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të rikthejnë shpresën në vend. Këto sfida nuk janë të lehta, tha zoti Basha. Ky grup oligarkësh që kontrollon pasuritë e Shqipërisë do të kërkojë me çdo kusht të deformojë vullnetin e zgjedhësve, siç bëri në 2015-ën duke blerë vota, kërcënuar votuesit. Një hap i rëndësishëm në këtë drejtim, tha zoti Basha është  implementimi i ligjit të dekriminalizimit. Garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si dhe reforma në drejtësi janë prioritet i çdo shqiptari, përtej simpative partiake, tha zoti Basha. Të vetmit që nuk i duan janë oligarkët ne pushtet dhe për këtë zoti Basha ka kërkuar ndihmën dhe mbështetjen e SHBA-ve. 
Zv/Presidentja e Këshillit të Atlantikut Fran Burwell, theksoi se problematika të cilat i kishim konsideruar të tejkaluara janë rishfaqur duke kthyer pas standardet demokratike.
Bashkëbiseduesit ndanë mendimin se Këshilli i Atlantikut duhet të jetë i pranishëm në Shqipëri për të parë nga afër problematikën dhe për të ndihmuar në formulimin e  zgjidhje të qarta dhe afatgjata që garantojnë siguri. Fokusi dhe ndihma e SHBA-ve për tejkalimin e sfidave të demokracisë shqiptare është imediate dhe e shumëpritur nga çdo qytetar që vuan situatën e rëndë ekonomike, mungesën e shtetit të së drejtës dhe sheh si zgjidhje vetëm largimin nga Shqipëria.
Zv/Presidenti i Këshillit të Atlantikut Damon Wilson e falënderoi zotin Basha për angazhimin e tij si ministër i Jashtëm dhe më pas i Brendshëm për bashkëpunimin me SHBA-të në çështje të rëndësishme për sigurinë globale.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u prit në Kongresin Amerikan nga Bashkëkryetari i Komitetit për Europën Eliot Engel, Gregory W Mwks, anëtar i Komitetit për Punët e Jashtme dhe Gus Billiraki, anëtar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare.
Zoti Basha i ka njohur bashkëbiseduesit me situatën në Shqipëri dhe kërcënimin që po i bëhet demokracisë nga krimi, korrupsioni dhe promovimi në poste kyçe të administratës dhe në Parlament i personave me rekorde kriminale. Këta tre element janë përdorur, theksoi zoti Basha për të blerë vota dhe intimiduar votuesit në zgjedhjet e 2015-ës, të cilat janë konsideruar nga institucioni përgjegjës për certifikimin e standardit, si jo të lira dhe të ndershme. Për këtë arsye, tha zoti Basha beteja kryesore e çdo qytetari është përqendruar tek garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Përballë një mazhorance dhe një kryeministri që jo vetëm nuk ka vullnet t’i largojë personat me precedent kriminal por po i promovon në strukturat drejtuese të partisë, pasi në këtë mënyrë synon të manipulojë zgjedhjet e ardhshme. Ndihma e SHBA-ve e Kongresit Amerikan është jetike për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë, theksoi kryetari i opozitës.
Kongresmenët amerikan shprehën mbështetjen e tyre për përkushtimin e opozitës për zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe e garantuan për një vëmendje të shtuar të kongresit amerikan ndaj Shqipërisë, qytetareve shqiptare  dhe sfidave me të cilat ajo po përballet.
lulzim basha, takim shba1

Previous Post

FOTO/ Grabitësi i taksistit, efektiv policie i FNSH-së

Next Post

Hetimi për serverin e Tatimeve, dëshmon ish-drejtori IT: Dëmi për mbi 4 milionë deklarata nga ndërhyrja në sistem

admin

admin

Next Post
Hetimi për serverin e Tatimeve, dëshmon ish-drejtori IT: Dëmi për mbi 4 milionë deklarata nga ndërhyrja në sistem

Hetimi për serverin e Tatimeve, dëshmon ish-drejtori IT: Dëmi për mbi 4 milionë deklarata nga ndërhyrja në sistem

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.