Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ia ka ditur për nder medias online sot kapjen e shpejtë të oficerit që grabiti taksistin në Tirane.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ministri i Brendshëm shkruan se : “Shembull i bashkepunimit Polici-Qytetare-Media. Pasqyre perfekte e rendesise se kamerave te sigurise. Ja perse miratimi i Ligjit per Sigurine Publike eshte i domosdoshem”.
Qeveria në fakt ka përgaditur një ligj që kufizon disa të drejta të lirisë së fjalës, informimit dhe mendimit në rrjetet sociale dhe median online.

Rasti i sotëm kur qytetarët identifikuan grabitësin dhe lajmëruan përmes gazetave online para se të thërrisnin në polici ku i priste dhe shpërblimi prej 200 mijë lekësh tregon se qytetarët besojnë median dhe se liria e saj është ndërkohë ndihmë edhe për sigurinë.
Grabitja ishte bere ne nentor te vitit 2015 dhe policia nuk arriti ta gjente, pastaj vendosi ta publikonte ne rrjet.











