• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha, dyshime se reforma në drejtësi do të kalojë

admin by admin
16 March, 2016
in Tetor_Dhjetor_2015
0
Berisha, dyshime se reforma në drejtësi do të kalojë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka kërkuar sot në një intervistë me gazetaren Elona Meco në Top Channel, që votimi për Byronë Kombëtare të Hetimit të bëhet që në fillim ndërkohë që hedh synime për miratimin reformës në drejtësi në parlament për shkak të hezimit të qeverisë për BKH.

Zoti Berisha, përfundimisht, është miratuar opinioni i Venezias për reformën në drejtësi. A është PD e gatshme të miratojë këtë reformë sipas Venezias, siç ka deklaruar gjithmonë?

Përgjigjen më të saktë të kësaj pyetjeje e jep Kryetari i PD-së Lulzim Basha, por unë besoj së PD-ja është konsistente në parimet dhe qëndrimet që shpall. Mendoj se rekomandimet e Komisionit të Venezias përbëjnë një bazë shumë solide për reformën e sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Duhet të theksoj dhe një herë se është emergjente të fillohet me Njësinë Antikorrupsion apo FBI-në e Edi Ramës. Se donte që, meqë presidenti Obama ka FBI, donte edhe ky FBI, por Venezia ka dhënë rekomandime të qarta e të kristalta, të cilat Rama nuk i pranon. Rama nuk pranon një njësi hetimi të pavarur nga ai dhe Saje qorri. Rama e refuzon në menyre patologjike, se e di që ai është është targeti kryesor i hetimit nga nje njësi e pavarur ose e varur lehtësisht nga Prokuroria e Përgjithshme.
berisha elona a

Do t’ju pyes pak më vonë për Byronë e Hetimit. Në ndryshimet që i janë bërë opinionit te ndërmjetëm të Venezias vihet re që kanë rënë pothuajse të gjitha pretendimet kryesore të PD-së. Nga 11 pikat e saj, kanë mbetur, veç shumicës së cilësuar, disa çështje teknike, përfshirë edhe BKH, sepse ajo nuk preket nga ndryshimet. A është e gatshme PD-ja të heqë dorë nga këto kërkesa, që u prezantuan si 11 kushte një javë më parë?

Për Sali Berishën Alfa dhe Omega e reformës në drejtësi është ajo që po thoni ju, BKH apo Njësia Antikorrupsion. Nëse Shqipëria do të kishte një luftë efiçente kundër korrupsionit, ligjet aktuale të sistemit të drjetësisë janë absolutisht të standardeve ndërkombëtare, janë të standardeve shumë të mira, por, për fat të keq, nuk japin sistemin që duhet. Duhet filluar me shpejtësi nga Njësia Antikorrupsion. PD ka shpallur qendrimet e veta. Nga një parim ajo nuk mund të lëvizë kurrësesi. Nga parimi i mbrotjes së sistemit nga kapja politike.

Që do të thotë shumica e cilësuar.

Jo, nuk do të thotë vetëm shumicë e cilësuar. Ka disa mënyra, se këtu është problemi. Nuk ka vetëm një zgjidhje për një çështje. Gjithmonë ka më shumë se një zgjidhje për një çështje. Kështu që, në rast se moskapja nuk realizohet me shumicë të cilësuar, atëherë duhet të gjenden forma të tjera të moskapjes, të cilat vërtet nuk lejojnë kapjen nga asnjë palë. Pra, PD duhet të ketë check and balance, duhet të ketë moskapjen si parimet më themelore, si dhe përgjegjshmërinë e sistemit gjyqësor, mbrojtjen e tij nga korrupsioni dhe ndërhyrja politike.

Ju thoni që gardiani në këtë rast është njësia antikorrupsion?

Njësia Antikorrupsion është shtylla më kryesore e kësaj reforme. Do të ndalem vetëm një moment. Vendi me drejtësinë më të konsoliduar në botë janë SHBA. Pse? Sepse deri më sot është i vetmi vend që procedon presidentin në detyrë dhe ka mekanizmin ligjor për ta bërë këtë. Nëse të tjerët i japin Presidentit imunitete kushtetuese, ligjvënësi amerikan i ka bërë ligjin presidentit për t’u hetuar në çdo rast që gjykohet se duhet të hetohet, por për t’u hetuar nga një trupë e pavarur, që nuk varet nga Prokurori i Përgjithshëm, i cili varet nga Presidenti.

Ndërkohë ju dje i keni bërë thirrje opozitës që të kushtëzojë qëndrimin e saj ndaj qeverisë vetëm më miratimin e njësisë antikorrupsion. Mund të më shpjegoni si kushtëzohet qëndrimi i opozitës?

Të isha unë, nuk marr pjesë në asnjë lloj bashkëpunimi pa u votuar njësia antikorrupsion.

Veçmas reformës në drejtësi?

Në fillim. Të jetë preludi. Pse? Shumë e drejtë pyetja. Reforma në drejtësi, përveç amendamenteve kushtetuese, ka edhe rreth 40 ligje. Siç më kanë thënë ekspertë ndërkomëbtarë, ajo do 2-3 vjet për t’u zbatuar, kurse, po të shkëputet veç ose të përparësohën amendamentet dhe ligji vertikal i njësisë antikorrupsion votohen brenda 2-3 javëve, kjo njësi fillon punën, më së largëti, brenda 2-3 muajve. A ka kohë Shqipëria të presë 2-3 vjet për luftën kundër korrupsionit në një kohë që kjo qeveri është lëshuar me një lukuni të paimagjinueshme në plaçkitjen dhe grabitjen e pasurive publike të vendit? Prandaj them të fillohet me këtë, pastaj tek kapitulli tjetër e tjetër e tjetër me rradhë. Unë jam për të plotë reformën, por shtylla absolute kryesore është njësia antikorrupsion.

Pse të mos miratohet e gjitha brenda marsit, siç ka premtuar edhe kryeministri?

Nuk kam kundërshtim, por problemi është se, po ndoqëm këtë platformë, atëherë do të presim 2-3 vjet për zbatimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. A e dini ju se Edi Ramës i kanë shkuar në zyrë, ka rrezik edhe 10 herë, për t’i kërkuar që të shprehet se pranon rekomandimet e Komisionit të Venezias dhe deri më sot, në mënyrë kategorike, s’e ka bërë?! Përkundrazi! Unë di dhe kam bërë publike disa biseda private të tij në kafenenë e parlamentit, ku ai është vërsulur me tërbim ndaj sponsorizuezve të Byrosë, sepse ai mendon një konspiracion kundër tij dhe gjykon se për aferën e Surrelit, për pallatin në pajë, për paratë që ndan me Beqjen dhe ndrikull Nushin, ai do të ketë dekada të tëra vuajtje dënimesh.

A mund të bëni një parashikim sesi do të shkojë çështja e reformës në drejtësi?

Jo, nuk mund të bëj një parashikim, sepse varet shumë nga qëndrimi i Edi Ramës ndaj Byrosë së Hetimit, sipas variantit që ka sjellë Komisioni i Venezias.

Dhe një pyetje të fundit. Nëse reforma në drejtësi nuk kalon, zgjidhja janë zgjedhjet?

Nëse nuk kalon reforma në drejtësi, me Edi Ramën kryeministër, një njeri që nuk pranon të bëjë zgjedhje në parti, i garantoj shqiptarët se, kurrë, që nga koha e Enver Hoxhës, vullneti i tyre më në rrezik s’ka qenë. Dhe nuk duhet ta pranojnë kurrë, ta hedhin mënjanë me të gjitha mjetet e mosbindjes të një revolucioni demokratik për të bërë zgjedhje të lira e të ndershme pas tij.

Previous Post

PER HERE TE PARE/Kosova dëbon nga vendi një qytetar të Shqipërisë

Next Post

TIRANË/Eksploziv ndërtuesit të pallatit

admin

admin

Next Post
TIRANË/Eksploziv ndërtuesit të pallatit

TIRANË/Eksploziv ndërtuesit të pallatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.