• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LIBRI/ “Historia e 33 kryeministrave…”, arkiv politik, institucional, intensiv e unik

admin by admin
17 March, 2016
in Kulture
0
LIBRI/ “Historia e 33 kryeministrave…”, arkiv politik, institucional, intensiv e unik
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Afrim Krasniqi

afrim krasniqi, vogel

Afrim Krasniqi

Përgjatë një shekulli histori Shqipëria ka pasur periudha kur nuk ka pasur parlament, as parti, as president, as mbret dhe as kushtetutë, por vështirë të gjendet një periudhë shtetërore kur nuk ka pasur qeveri e kryeministër. Institucioni i kryeministrit dhe qeverisë mbeten të pazëvendësueshëm për administrimin e shtetit dhe burimeve të tij njerëzore, financiare apo sociale. Nga ana tjetër, në bibliotekat shqiptare gjenden me qindra libra mbi ngjarje e protagonistë politikë, mbi emra të veçantë, krahina apo tradita të veçanta, por librat që tregojnë inventarin e shtetit kanë qenë e janë më pak se gishtat e dorës.
Modelin e parë e ofroi Teki Selenica diku rreth viteve ’20, botimet e të cilit vijojnë edhe sot të jenë një burim referimi serioz për të gjithë studiuesit e jetës politike, shtetërore e sociale të shtetit shqiptar. Institucionet kërkimore, ato që paguhen me taksat qytetare dhe që kanë përgjegjësinë të bëjnë edhe memorien historike të vendit, shpesh kanë rendur pas axhendave politike të ditës, duke prodhuar më shumë politikë sesa shkencë, më shumë fjalë konsumi sesa akte serioze botimi e referimi.
Nga ana tjetër, të shkruash për historinë politike dhe sidomos mbi aktorët politikë dominues përgjatë një shekulli, duket se është një temë pa interes publik, e konsumuar nga konsumi i mediave të reja e tradicionale, si dhe një fushë-studimi ku ka pak për të thënë. Ky këndvështrim është dhe mbetet i gabuar. Një dëshmi e saktë e këtij përfundimi është edhe libri “Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë” me autor një gazetar që pas viteve në media ka pasur durimin, aftësinë dhe projeksionin të memorizojë njerëzit që drejtuan shtetin shqiptar në një këndvështrim krejt unik. Qafoku nuk ka qëllim të merret me analizat politike, korrespodencat dhe aktet juridike të qeverive, por merret me një aspekt të veçantë, – përshkrimin cilësor të të gjitha të dhënave që lidhen me kryeministrin, qeverinë, mandatin, fatin politik dhe tiparet e saj kryesore në memorien shtetërore e publike.
Kur brezat e sotëm mësojnë se një numër i madh politikanësh, të cilët kanë drejtuar qeveritë shqiptare në më shumë se një shekull kanë pasur fat tragjik për shkak të regjimeve politike represive, ose që janë braktisur nga historia e shteti që kanë drejtuar, atëherë bëhet e pamundur pajisja e tyre me dije profesionale e cilësore historike duke u bazuar vetëm në preferencat zyrtare të trajtimit të historisë. Brezat e rinj meritojnë shumë më tepër informacion, meritojnë të njohin emrat dhe ngjarjet, të dinë të thënat e të pathënat e qeverive shqiptare, në mënyrë që më pas, me mendje të hapur e të pavarur të krijojnë një vizion e pikëpamje të qëndrueshme mbi bilancet e tyre politike dhe vendin që ata kanë ose meritojnë në memorien historike.
Shqipëria e kaloi me festime të mëdha 100 vjetorin, harxhoi miliona për aktivitete deri tek torta absurd në themelet e pallatit të inauguruar nga Nikita Hrushovi, por asnjë nuk arriti as në këtë jubile të shlyejë borxhin e shtetit ndaj shtetarëve të tij, – të ketë një varr në tokën shqiptare për të gjithë kryeministrat dhe burrështetasit që kanë drejtuar këtë vend. Shumë prej tyre prehen në vende të tjera, shumë prej tyre janë lënë në harresë nga debatet publike, shumë prej tyre nuk kanë pinjollë që të investojnë në memorizimin e tyre dhe ndaj, shumë prej tyre trajtohen ende si të huaj në vendin e tyre.
Duke shfletuar faqet e librit, me ndjesinë e një lexuesi e kërkuesi të pasionuar të historisë politike, kupton se autori, Roland Qafoku ka harxhuar shumë kohë dhe energji për të hulumtuar të dhëna, fakte e detaje, të cilat gjenden diku të lënë në harresë, – në arshivat e periferisë apo të vendeve të tjera, në arkivat familjarë, në libra memorialistikë shqip e të huaj, si dhe në kujtime personale të bashkëkohësve. Libra të tillë përballen me sfidën se çdo detaj duhet trajtuar me rëndësi, se njësia matëse e një emir duhet të jetë e njëjtë për të 33 emrat e tjerë, se hapësira që i kushtohet gjithsecilit duhet të jetë proporcionale, se fotoja e njërit kërkon foton e gjithsecilit, dhe se në rastet e Shqipërisë, – secili duhet çliruar nga balta që i kanë hedhur apo mitet që i kanë ngritur regjimet, për ta shfaqur ashtu siç është, – njerëzor, individ, shtetar dhe një prej Tyre.
Rrezikun evident që publiku i sotëm t’i kushtojë rëndësi e vëmendje vetëm emrave më të njohur – kryeministra, apo atyre që ende janë në jetë apo për më tepër, janë në politikën aktive, – autori e ka përballuar me korrektesë profesionale dhe punë sistematike. Ai nuk merr anë, nuk bën gjyqtarin, nuk i trajton me diferencë “të djeshmit” apo “të sotmit”, por kërkon tek gjithsecili të njëjtat tregues e standarde vlerësimi dhe në fund, paraqet një histori që shfaqet ashtu siç ka qenë e është historia jonë: me pak ditë të mira dhe me shumë ditë të trishta, me regjime ku individë të veçantë kanë shumë më tepër pushtet e rëndësi sesa institucionet, me sundimtarë që vetë i kemi zgjedhur me aq pasion sa edhe i kemi rrëzuar, me fate që shpesh nuk përcaktohen prej nesh por edhe kur janë të tilla nuk janë gjithnjë zgjedhja më e mirë.
Libri nuk është nga ato që lexohen njëherë dhe më pas u gjendet një vend në raftet e bibliotekës, por një burim informacioni intensiv dhe i shumanshëm, për të cilin njeriu, sidomos ai që merret me jetë publike, me kërkime shkencore dhe ka pasion historinë politike, – ka nevojë ta lexojë e rilexojë. Pra, më shumë sesa një titull mbetet një arkiv politik e institucional intensiv e unik, i punuar me kujdes dhe në detaje, i lexueshëm, i kuptueshëm dhe i referueshëm. Si i tillë memoria profesionale e 33 kryeministrave të Qafokut është një kontribut serioz, që mbush një hapësirë të rëndësishme në memorien e munguar të historisë politike shtetërore dhe që ka shumë më tepër sesa 33 arsye për të mbetur në të njëjtën stendë biblioteke me “Shqipërinë” e Teki Selenicës, themeluesin e kësaj memoriestike rreth një shekull më parë.

Previous Post

Konfirmohet kriza e deflacionit: Rritja e parasë më e ulëta që nga vitet 2000

Next Post

FOTO/ Rovena Stefa: Unë e bëj se mundem dhe se dua!

admin

admin

Next Post
FOTO/ Rovena Stefa: Unë e bëj se mundem dhe se dua!

FOTO/ Rovena Stefa: Unë e bëj se mundem dhe se dua!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.