Foto ilustruese
Një kamion rimorkio është përplasur me një automjet tip “Mercedez”, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një punëtor rruge dhe është dëmtuar një dyqan në anë të rrugës.
Punëtori është dërguar menjëherë në spital ku po merr ndihmën e nevojshme.
Ngjarja ka ndodhur në Alikokë të Vlorës. Nuk dihen ende shkaqet që kanë shkaktuar aksidentin, por policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e tyre.












