• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kanadaja kërkon 305 mijë emigrantë, profesionet dhe pikët

admin by admin
17 March, 2016
in Rajoni
0
Kanadaja kërkon 305 mijë emigrantë, profesionet dhe pikët
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Neritan Gjergo, shekulli
Kanadaja ka njoftuar ndryshime rrënjësore në politikën ndaj emigracionit, duke pranuar për herë të parë, që nga viti 1997, 305 mijë emigrantë. Në paketën e miratuar nga qeveria kanadeze, shteti i Amerikës së Veriut do të mirëpresë 75 mijë refugjatë lufte, azilantë politikë nga vende në konflikte etj., ku 25 mijë prej të cilëve do të jenë sirianë dhe pjesa tjetër, pra 50 mijë, nga vende të tjera në konflikte. Gjithashtu, qeveria shpalli në paketën e miratuar se do të bëhen edhe 14 mijë bashkime familjare. Sa i përket pjesës tjetër, ata do të jenë studentë me ose pa bursa apo profesionistë e punëtorë të cilët kanë deri në 5 vjet që jetojnë dhe punojnë rregullisht në Kanada.

Këta të fundit do të mund të aplikojnë për të marrë statusin e rezidentit të përhershëm në Kanada dhe nënshtetësinë. Sipas ministrit të Emigracionit John Mçallum, programi për “Punëtorët e Huaj” ka dështuar dhe shumë kompani kanë shfrytëzuar statusin e tyre për të marrë punëtorë fiktivë duke favorizuar emigracionin e paligjshëm. Ai tha se do të ketë ndryshime edhe në këtë drejtim, sidomos programi i “Punëtorëve të huaj të përkohshëm” ku ka pasur shumë abuzime, sidomos me persona të rekrutuar nga Evropa Juglindore. Megjithatë, ministri paralajmëroi rregulla strikte dhe për sirianët.

Ai tha se çdo sirian që do të hyjë në Kanada do të vëzhgohet për një periudhë të gjatë kohore përpara se të vendoset nëse do të qëndrojë përgjithmonë ose jo. Ministri ndër të tjera theksoi se një program i ri për nënshtetësitë kanadeze pritet të fillojë punën këtë vit. Sipas tij, nuk mjafton vetëm që të kesh punuar 5 vjet rregullisht në Kanada dhe të jesh në rregull me dokumentet për të marrë nënshtetësinë. Ministri shton se çdo individ kandidat për të marrë nënshtetësinë, duhet të jetë adaptuar me kulturën, ligjin dhe jetën në Kanada, diçka që sipas tij nuk e tregojnë dokumentet.

Rregullorja

Sipas rregullores që ka përcaktuar qeveria kanadeze, aplikimi kalon nëpër disa faza, por më e rëndësishmja është intervista, në të cilën merret edhe vendimi për kualifikimin apo jo të kërkesës së aplikantit. Intervista zhvillohet në Konsullatën Kanadeze midis një oficeri të imigracionit kanadez dhe aplikantit. Pas përfundimit me sukses të saj duhet që aplikanti të kryejë një kontroll mjekësor nga një mjek i njohur prej Qeverisë Kanadeze. Ky kontroll duhet të bindë Ambasadën se personi në fjalë dhe anëtarët e familjes së tij nuk paraqesin problem për shëndetin publik kanadez me gjendjen e tyre shëndetësore.

Disa Ambasada pas marrjes së rezultatit të analizave mjekësore i kërkojnë aplikantit të transferojë fonde të mjaftueshme monetare në një llogari bankare në Kanada të hapur në emër të tij. Nga ana tjetër, që Ambasada të marrë vendimin përfundimtar, pra lëshimin e vizës, duhet që edhe Ministria e Brendshme Kanadeze të japë miratimin e saj pas shqyrtimit që ajo i bën të dhënave personale të aplikantit.

Profesionet

Për të siguruar një qëndrim të përhershëm në një prej qyteteve të Kanadasë duhet të plotësoni formularët e duhur, në bazë të interesit që ju keni. Nëse jeni një profesionist i kualifikuar dhe nëse nuk keni një ofertë pune, atëherë duhet të pajiseni me një kod (NOC), që përbëhet nga katër shifra dhe që identifikon profesionin në të cilin ju dëshironi të punoni. Ekziston një listë prej 520 lloje punësh. Profesionet më të kërkuara janë: kuzhinierë, menaxherë restorantesh, infermierë, arkitektë, mjekë, dentistë, biologë, mjekë familjeje, farmacist, psikolog, asistentë socialë, elektricistë, hidraulikë dhe ndërtues. Pasi të keni identifikuar profesionin, do t’i nënshtroheni një testimi, ku duhet të grumbulloni të paktën 67 pikë ndaj 100 pikëve të mundshme.

Sistemi me pikë, kush favorizohet

Shteti kanadez për të vlerësuar emigrantët e mundshëm përdor sistemin e vlerësimit me pikë. Duke u bazuar në pikët që do të mblidhen, aplikantët krijojnë një ide, se sa të favorizuar janë për të fituar një vizë punësimi në Kanada. Faktorët kryesorë për vlerësimin me sistemin e pikëve janë: mosha, niveli i arsimit, vlerësimi për edukimin e nevojshëm për profesionin (ETF), profesioni që do të ushtroni në Kanada, përvoja e punës, aftësitë në gjuhën angleze dhe frënge, faktori demografik (i përcaktuar 8 pikë), aftësia për t’u përshtatur a integruar në Kanada si dhe të afërmit që jetojnë atje.

Pikët

Sa i përket moshës, personat nga 21 deri 44 vjeç, marrin pikët maksimale, 10 pikë. Për sa i përket arsimimit, komisioni i vlerësimit jep18 pikë ata që kanë diplomë Master apo Doktoraturë, 15 pikë personat që kanë diplomë Bachelor, 13 pikë për ata që kanë mbaruar të paktën një vit universitet dhe 10 pikë për ata qe kanë mbaruar vetëm gjimnazin apo shkollën e mesme profesionale. Më të favorizuarit, sipas këtij drejtimi janë grupi i parë dhe i dytë i aplikantëve.

Previous Post

Blushi-Stefanit: Në fund të emisionit do të jap teserën time!

Next Post

Mandati në Kushtetuese, Kokëdhima dyshime edhe për Ilir Metën

admin

admin

Next Post
Mandati në Kushtetuese, Kokëdhima dyshime edhe për Ilir Metën

Mandati në Kushtetuese, Kokëdhima dyshime edhe për Ilir Metën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.