Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka arrestuar një efektiv të Gardës pasi ka kanosur dhe ka përndjekur një shtetase në mënyrë të vazhdueshme. Burime policore bëjnë me dije se në pranga u vu gardisti Florian Isaku, me detyrë trup shërbimi.
Sipas hetimeve, ai kanoste dhe përndiqte vazhdimisht një shtetase me iniciale E.R nga Tirana. Isaku ishte efektiv i rolit bazë në Gardë, me detyrë trup shërbimi. Hetimet ndaj tij nisën pas denoncimit të vajzës në polici.











