Ka ndërruar jetë në spitalin e Bergamos 10 vjecari shqiptar Kristi Maze. Vogëlushi nuk ka mundur dot të fitojë betejën me operacionin, pasi mësohet se trupi i tij nuk ka mundur ta përballojë dot.
Kristi u fut dje në sallën e operacionit, në një ndërhyrje shumë të vështirë, që zgjati rreth 12 orë i cili e çoi atë në gjendje kome. 10-vjeçari i sëmurë me trombozë në mëlçi, Kristi Maze u nis privatisht drejt Italisë për kurim.












