• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Basha – Nuland: Impostimi o reformë o zgjedhje, një blof i Edi Ramës

admin by admin
18 March, 2016
in Politika
0
FOTO/ Basha – Nuland: Impostimi o reformë o zgjedhje, një blof i Edi Ramës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA do të ndihmojë Shqipërinë në garantimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, sikundër po monitorojnë me vëmendje hapat për implementimin e ligjit për dekriminalizimin dhe reformën në drejtësi. Kjo është theksuar në takimin që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi me Ndihmëssekretaren amerikane të Shtetit Victoria Nuland.
Shfaqja e Edi Ramës në krah të personave me rekorde kriminale menjëherë pas vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry, theksoi Basha në takimin me sekretaren Nuland është dëshmi e qartë se ai jo  vetëm nuk ka ndërmend të ndahet nga krimi, por po mbështetet fort te krimi si shpresa e tij e vetme për të kapur dhe prishur zgjedhjet.
Duke folur për reformën në drejtësi Basha ka theksuar se rekomandimet e Komisionit të Venecias ia kanë zbehur interesin Edi Ramës për reformën në drejtësi, pasi i është bërë e pamundur kapja e drejtësisë.
“Pata një takim jashtëzakonisht të mirë me Ndihmëssekretaren amerikane të Shtetit. Diskutuam për sfidat kryesore të Shqipërisë, çështjen e dekriminalizimit, reformë e vlerësuar posaçërisht nga sekretari Kerry në Tiranë dhe zhvillimet shumë negative pas vizitës së sekretarit Kerry në kushtrimin që Edi Rama i dha personave me rekorde të tmerrshme kriminale. Kjo është një shenjë ogurzezë se Edi Rama nuk ka ndërmend të ndahet nga krimi por ka ndërmend ta përdorë përsëri krimin  e në fakt po mbështet te krimi, pasi e ka krimin shpresën e tij të vetme për të kapur dhe prishur zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Duke mos pasur asnjë siguri dhe asnjë shpresë se shqiptaret do t’i besojnë, e duke pasur te gjitha garancitë se shqiptarët do ta ndëshkojnë keqqeverisjen e tij për krimin dhe për korrupsionin.  Kjo vë në dyshim dhe motivet e Edi Ramës për reformën në drejtësi, tani që Komisioni i Venecias e ka bërë të pamundur për të, të kapë drejtësinë, të kapë prokurorin, të jetë vete kryeprokuror dhe kryegjyqtar i Shqipërisë.
Opozita ka vullnetin dhe vendosmërinë për të dhënë të gjithë kontributin e saj për reformën në drejtësi, për një drejtësi që do t’u shërbejë qytetarëve, jo politikanëve, që t’i shërbejë luftës kundër korrupsionit si një domosdoshmëri për Shqipërinë që të ecë përpara, që t’i shërbejë luftës kundër krimit, t’i shërbejë pra çmontimit të oligarkisë që është përgjegjëse për krizën ekonomike, për varfërinë, për papunësinë dhe për dëshpërimin që ka kapluar Shqipërinë dhe shqiptarët.
Zgjedhjet e lira dhe të ndershme ishin një tjetër temë shumë e rëndësishme e diskutimeve të mia me Ndihmëssekretaren e Shtetit Nuland, ku ashtu si gjatë takimit me sekretarin Kerry në Tiranë, mora mbështetjen e plotë për të ndihmuar Shqipërinë të realizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme si një parakusht për të ecur përpara për zhvillimin e saj  dhe  në rrugën drejt integrimin në BE”, u shpreh Basha.
Artikulimi i fundit i Edi Ramës për reformë apo zgjedhje ka zënë vend në takimin Basha-Nuland.
Për liderin e opozitës nuk është tjetër gjë veçse një blof i Edi Ramës, pasi nuk i intereson reforma sipas “Venecias”.
“Diskutuam për këtë impostim qesharak  të qeverisë e cila duket sikur ka interes për reformën në drejtësi por në fakt nuk po bën asgjë për reformën në drejtësi. Ka dy javë që refuzon dialogun politik, pikërisht që të sabotojë reformën në drejtësi sepse nuk i intereson reforma në drejtësi sipas Venecias. Ndaj dhe impostimi o reformë o zgjedhje, nuk është gjë tjetër veçse një blof i Edi Ramës.
Shqipëria duhet dhe do të ketë reformën në drejtësi që të vërë para përgjegjësisë ligjore dhe penale zyrtarët e korruptuar që u kanë vjedhur shqiptarëve vetëm vitin e kaluar 400 dollarë për frymë. Shqipëria duhet dhe do të ketë zbatim të ligjit të dekriminalizimit, në mënyrë që personat me rekorde kriminale që Edi Rama i mban me gajret për të kapur dhe prishur zgjedhjet e ardhshme ta dinë se nuk do të kenë asnjë të ardhme sepse përballë tyre nuk ndodhet vetëm Partia Demokratike apo opozita por  të gjithë shqiptarët, demokrat e socialist, për t’i nxjerrë njëherë e mirë nga institucionet dhe politika.
Do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, parakusht për këtë është zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, reforma zgjedhore dhe një qeveri teknike që të ketë besimin e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve që nuk do ti vjedhë më siç bënë para 8 muajsh.
Jam i sigurt se shqiptarët do t’i japin kësaj qeverisje në kushte të barabarta loje atë që meriton, e do të hapë për Shqipërinë një rrugë tjetër, një rrugë të re”, bëri të ditur më tej krue i PD-së.
Nisur nga eksperienca negative e ndryshimit të ligjeve konsensuale nga ana e mazhorancës pa nisur zbatimin, ka bërë që opozita të ketë strategjinë e saj për të pamundësuar ndërhyrjet e qeverisë për të ndryshuar ligjet pas miratimit të paketës kushtetuese të reformës në drejtësi. Këtë strategji Basha ka preferuar  ta ndaje fillimisht me partneret amerikanë, të investuar fort për këtë reformë.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se reforma duhet të fillojë me Byronë Kombëtare të Hetimit, si test i vullnetit të mazhorancës, si dhe për t’i hapur rrugë pa vonesë hetimit të  korrupsionit në nivele të larta.
“Ky do të ishte një test i vullnetit të qeverisë dhe një tregues për të gjithë se kush e do reformën në drejtësi dhe kush jo. Nga ana tjetër një qeveri e cila ka zhbërë konsensusin për ligje shumë të rëndësishme siç ishte ligji për nëpunësin civil, ligji për Gjykatën Administrative apo siç ishte para një jave ligji për RTSH-në, ka humbur çdo besueshmëri, jo vetëm para opozitës dhe shqiptarëve por edhe para partnerëve ndërkombëtarë se është në gjendje të respektojë marrëveshjet e arritura. Se është në gjendje të implementojë ligje të arritura me konsensus në vend që t’i ndryshojë ato menjëherë sapo ato të hyjnë në fuqi dhe në disa raste akoma pa hyrë në fuqi. Prandaj miratimi i ndryshimeve kushtetuese dhe atyre legjislative duhet të behet si një paketë e tërë dhe jo veç e veç. Dhe së dyti, prioritet duhet të ketë lufta kundër korrupsionit për të cilën Byroja Kombëtare e Hetimit duhet të luaj një rol të veçantë dhe kjo është arsyeja pse ne propozojmë dhe mbështesim hapat e menjëhershëm për vënien në jetë të këtij projekti, në mënyrë që hetimi i korrupsionit në nivele të larta të nisë pa asnjë vonesë”, shtoi Basha.

Basha – Kirk: Korrupsioni, papunësia dhe krimi i organizuar, pengojnë Shqipërinë …


lulzim basha - mark kirk
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me senatorin Mark Kirk, Bashkëkryetar i Grupit të Çështjeve Shqiptare në Senatin Amerikan.
Kirk ndërsa vlerësoi arritjet e Shqipërisë në këto 25-vite si anëtarësimi në NATO, liberalizimi i vizave dhe kontributin që Shqipëria ka dhënë për sigurinë globale, theksoi se korrupsioni i përhapur, papunësia e lartë, krimi i organizuar, ndërmjet të tjerash e pengojnë sot Shqipërinë për të shfrytëzuar të gjithë potencialin e saj.
Senatori Kirk theksoi vullnetin e tij për të mbështetur Shqipërinë, për të forcuar institucionet demokratike, zbatimin e ligjit, promovimin e rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe për të forcuar integrimin rajonal dhe ndërkombëtar.

Previous Post

Hidhet shorti për çerekfinalet, ja 4 përballjet e zjarrta

Next Post

Nënë e bijë të martuara me të njëjtin burrë!

admin

admin

Next Post
Nënë e bijë të martuara me të njëjtin burrë!

Nënë e bijë të martuara me të njëjtin burrë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.