Menjëherë pas hedhjes së shortit të Champions-it, kemi mësuar edhe katër çiftet çerekfinaliste të Ligës së Europës. Sparta e Pragës, Liverpuli, Borusia e Dortmundit, Braga, Atletik Bilbao, Vijareali, Sevija dhe Shahtjor Donjecku kanë mësuar sot rivalët e tyre.
Kështu, takimi më interesant i kësaj faze është ai mes Liverpulit dhe Dordmundit. Jurgen Klop tashmë në krye të stolit të Liverpulit, do të përballet me të kaluarën e tij.
Një ndeshje mjaft interesante është edhe derbi iberik, mes Atletik Bilbaos dhe Sevijas. Dy sfidat e tjera janë ato mes Bragës dhe Shahtjor Doneskut dhe Vijareal-Sparta e Prages. Ndeshjet e vajtjes luhen më 7 prill, të kthimit më 14.
Ja çiftet e plota:
Braga-Shahtjor Donesk
Vijareal-Sparta e Pragës
Dordmund-Liverpul
Atletik Bilbao-Sevija











