Klodian Shehi do të jetë i vetmi që do të kandidojë në garën për bashkinë e Kavajës.. Kështu është vendosur nga KQZ dhe ajo do të jetë fleta e parë e votimit në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri me një emër të vetëm. Kjo ndodhi pasi opozita i ka bojkotuar zgjedhjet dhe as LSI nuk do të marrë pjesë. Forcat e tjera politike nuk kanë paraqitur kandidatë. Klodian Shehi është nënkryetari aktual i Bashkisë, zëvendësi ish –kryetarit Elvis Roshi.












