Drejtues të Diasporës në SHBA dhe veçanërisht Federata Panshqiptare e Amerikës, shoqata 103-vjeçare Vatra bëjnë apel për dekomunistizimin e Shqipërisë dhe shtetit amë. Këtë apel shqiptarët e SHBA me një histori mbi shekullore e bënë të ditur gjatë aktiviteteve dhe takimeve në kuadër të 25 Vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.
Në një takim që drejtuesit e Diasporës zhvilluan me deputeten demokrate Mimoza Hajdarmataj, ngritën shqetësimin e braktisjes së shtresave të djathta nga qeveria aktuale dhe veçanërisht ngërçin e pronarëve të cilët 25 vite demokraci nuk kanë gjetur ende të drejtat e tyre.
Në kuadrin e aktiviteteve Deputetja u prit nga Kryetari Gjon Buçaj.












