Më pak se një muaj nga mbajtja e zgjedhjeve për kreun e bashkisë së Kavajës, e pak ditë pasi kreu i PD-së Lulzim Basha njoftoi mbajtjen e protestës kombëtare për të pamundësuar zhvillimin e zgjedhjeve atje, Forumi Rinor Demokrat i Kavajës ka nisur tashmë përgatitjet.
Kryetari i FRPD së Kavajës, Arnold Kariqi ka postuar në profilin e tij në Facebook, një video me fotot e aktiviteteve të Partisë Demokratike me sfond himnin e korpusit rinor “Azem Hajdari”.
“Na prin shqiponja, na prit o popull. Po vijmë ne për shpëtim”, janë vargjet e këngës që po motivohen demokratët dhe opozitarët për protestën e 7 majit në Kavajë.











