Është publikuar foto e Pashk Vokrrit, invalidit që përgjaku tregun e Fushë Milotit dje paradite duke shkatuar 2 viktima dhe 4 të plagosur.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 10.30 në Fushë Milot. Një drejtues mjeti invalid, dhe pa leje drejtimi, Pashk Vokrri , 58 vjeç, banues në Pllanë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targë AA 120 NI ka humbur kontrollin, dhe për pasojë është futur në tregun e Milotit duke shkatuar një tragjedi.











