Një pako me eksploziv dyshohet se është gjendur në automjetin Benz me targa AA877 GZ. Automjeti është në pronësi të shtetasit Shefqet Rrapi. Eksplozivi u gjet poshtë sedilies së pasme të Benzit. Denoncimi në polici është bërë nga ana e pronarit. Automjeti ndodhej në rrugën “Sytki Ciko”, përball shkollës “Niket Dardani”. Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore.
Njoftimi i Policisë
Më datë 21.03.2016, rreth orës 14:10, në rrugën “Sitki Çiço”, në afërsi të shkollës “Nikel Dardani”, në mjetin tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit A. R., i cili ka konstatuar xhamin e mjetit të thyer dhe kur e ka kontrolluar mjetin në brendësi ka gjetur poshtë sediljes së pasagjerit një pako të dyshimtë.
Në vendin e ngjarjes policia dhe forcat xhenieretë cilët po verifikojnë mbi përmbajtjen e pakos.











