Partia Demokratike dhe të rinj të FRPD-së kanë protestuar sot pasdite te Liqeni kundër betonizimit të parkut, në lidhje me projektin që ka prezantuar bashkia e Tiranës për ndërtimin e një parku lojërash në këtë zonë.
Por prerja e pemëve, si dhe projekti që parashikon betonizimin e një pjese të rrugës te Liqeni, ka bërë që shoqëria civile dhe opozita ta kundërshtojë këtë nismë.
Protesta të shumta janë mbajtur deri më sot që nga dita kur u mësua në lidhje me ekzistencën e këtij projekti, i cili tani ka nisur zbatimin e tij.











