Ka shkuar në dy numri i arrestimeve për vrasjen e djeshme në Gjirokastër.
Pas një bashkëpunëtori në krim sot është arrestuar edhe një tjetër nën akuzën e moskallëzimit të krimit.
Është arrestuar Samuel Jaçe, 29 vjeç sipas policisë. Ai ka qenë dëshmitar okular i ngjarjes dhe në kohën kur kanë shkuar shërbimet policore Jaçe sëbashku me Emiljan Vocka janë larguar dhe nuk kanë njoftuar për ngjarjen e ndodhur.
Ndërkohë që një ditë më parë, nga të dhënat e para rezultonte se Vocka i ka dhënë armën autorit të krimit, Enrik Lluka, 28 vjeç, akuzë për të cilët vijojnë hetimet.












