Moti i keq dhe reshjet e dendura kanë bërë që të pezullohet lundrimi në detin Jon në Vlorë. Linja e tragetit Vlorë-Brindisi ka pezulluar lundrimin ditën e sotme për shkak të dallgëve të fuqishme në det të hapur.
Trageti qëndron në radë, ndërkohë që sipas orarit zyrtar duhej të nisej rreth orës 14 – 14.30. Dallgët kanë arritur në 5-6 ballë në det të hapur, dhe 4 ballë në gji. Edhe anijet e peshkimit nuk kanë dalë në det për shkak të motit të keq.











