Kundërshtarët e Trump i kanë publikuar një foto nudo grua së tij.

Kandidati i republikanëve për president të SHBA-ve, Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj një fotoje të gruas së tij, që është përdorur në fushatën e kundërshtarit, Ted Cruz. Bëhet fjalë për një foto të vitit 2000 ku Melania, ish-modele shfaqet e zhveshur tërësisht.

“Njihuni me Melania Trump, Zonja e Parë e ardhshme, ose ju mund të votoni për Ted Cruz-in të martën”, thuhet në foton e saj. Por Trump e ka ripostuar këtë foto duke paralajmëruar Cruz-in të ketë kujdes pasi mund të publikojë disa të fshehta të gruas së tij.

Cruz u përgjigj shpejt duke thënë: “Fotoja e gruas tuaj nuk doli nga ne. Donald, nëse ju përpiqeni të sulmoni Heidi-n, ju jeni më shumë frikacak se sa kam menduar”.













