Prifti ortodosk i Elbasanit, At Nikolla Marku në konflikt me kishën që drejtohet nga Janullatos deklori sot për In tv se është përcaktuar se kush do të jetë pasardhës i Kryepeshkopit grek.
Sipas tij ai është po aq antishqiptar sa Janullatos.
“Pronat janë cinike, pse them cinike, sepse ai ka shti të gjitha në dorë, ekonominë, njerzit i ka për vete të gjithë, ka caktuar dhe vendin ku do të qëndrojë pas vdekjes së tij dhe ka caktuar dhe njeriun i cili do të marrë kryesinë e Kishës shqiptare. Që për turp të zotit po e pranuam do të jetë më katastrofë se e para që erdhi Janullatos”, thotë At Nikolla Marku.
Kisha ortodokse Shqiptare që prej vitin 1991 drejtohet nga shenjtëria e tij Anastas Janullatos.












