Seksioni i anti trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ka ndërmarrë paraditen e kësaj të enjteje një operacion kundër shfrytëzimit të prostitucionit.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtyare, sipas të cilave disa persona kanë rënë në pranga, ndërkohë që operacioni vazhdon. Burimet shtojnë se, nga hetimet ka rezultuar se grupi kriminal e ushtronte aktivitetin e tij tek zona e ish-Bllokut.











