Ndërsa parlamenti është nën tension dhe në kushte të vështira pune pasi opozita ka bllokuar foltoren një deputet socialist tha se për procedurë i uron ditëlindjen Metës.
“për procedurë, i uroj ditëlindjen Ilir Metës si kryetar Kuvendi, anëtar i dy koalicioneve”, tha ai.
Deputeti ftoi edhe opozitën të festonte me Metën pasi kanë qeverisur bashkë.
Ndërsa Arta Dade i uroi ditëlindjen deputetit dhe ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati. Ajo tha se për mazhorancën është sot një ditë e vecantë ndërsa opozita qëndron kot tek foltorja se teknika punon shumë mirë.












