Foto Ilustruese
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Gosë, në aksin e superstradës Rrogozhinë – Kavajë.
Një automjet i cili i ka dalë nga kontrolli drejtuesit, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Nga dëshmitë e para në vendin e ngjarjes,mësohet se të paktën janë tre të vdekur. Dyshohet se në makinë janë dy djem dhe një vajzë.











