Rreth mesnatës së kaluar, në lagjen “Magaze” Fushë-Krujë, është qëlluar me armë zjarri, në drejtim të banesës së shtetasit B. B., 56 vjeç. Për pasojë, është dëmtuar porta e jashtme e oborrit të banesës.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, gëzhoja mod. 56 kalibër 7.62 mm, një bërthamë metalike predhe fisheku dhe një këmishë predhe.
Specialistët për Krimet vijojnë intensivisht punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenet 84 dhe 278/3 të Kodit Penal.












