Aktivistë të Partisë Demokratike dhe shoqërisë civile janë përplasur sërish këtë të shtunë me policinë, në Parkun e Liqenit, në lidhje me këndin e lojërave që është projektuar të ndërtohet atje.
Konfrontimi me forcat e rendit ka ardhur pasi protestuesit kanë prishur rrethimin për këndin e lojërave dhe kanë tentuar të ngrenë çadra brenda rrethimit, ku tashmë punimet kanë nisur.











