Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron deklaratën e Policisë së Shtetit në lidhje me një operacion policor nga ana e seksionit për narkotikët dhe seksionit për operacionet speciale, në drejtorinë vendore të Policisë, Tiranë.
Në një njoftim për shtyp, ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se “shtetasi Fatmir Haka i arrestuar të shtunën nga Policia e Shtetit gjatë operacionit ‘Agimi’, nuk është nënoficer në repartin e Zall–Herrit”.
Sipas ministrisë, “PR2 (ushtar profesionist) Fatmir Ramazan Haka është larguar nga Forcat e Armatosura me urdhrin nr. 453 datë 29. 06. 2012”.











